Ofruan 10 milionë dollarë për ”kokën” e tij, amerikanët takohen me liderin rebel të Sirisë
Një delegacion i nivelit të lartë amerikan janë ulur në tavolinë me liderin de facto të Sirisë, një ish-xhihadist që më herët SHBA jepte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh amerikanë për kokën e tij. Abu Mohammad al-Jolani udhëhoqi rebelimin e shpejtë dhe të suksesshëm kundër regjimit të Bashar al-Assad.
Takimi me Ahmad al-Sharaa, i quajtur më parë Abu Mohammad al-Jolani, nënvizon urgjencën e përpjekjeve të SHBA-së për t’u angazhuar me qeverinë e përkohshme të Sirisë, për të siguruar që vendi të mos shohë një ringjallje nga grupe si ISIS-i.
Komuniteti ndërkombëtar ka nxituar gjithashtu për të miratuar një sërë parimesh që synojnë të udhëheqin tranzicionin në një qeveri të re siriane, që ajo të jetë gjithëpërfshirëse dhe të respektojë të drejtat e njeriut, gjë që do të shënonte një largim të mprehtë nga sundimi brutal i Asadit.
“Ne duam t’ia bëjmë të qartë HTS-së dhe të gjitha autoriteteve në zhvillim se njohja që ata kërkojnë, mbështetja që ata kërkojnë dhe kanë nevojë nga komuniteti ndërkombëtar, ka disa pritshmëri që vijnë së bashku me këtë”,-tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken të enjten.