OKB: 2020, një ndër tre vitet më të nxehtë

2020 është një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara dhe madje mund të kalojë rekordin e vendosur në 2016.

Deklarata vjen nga Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, duke paraqitur raportin e parashikimit mbi gjendjen e klimës globale në vitin që po lemë pas.

Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), dekada  2011-2020 do të jetë më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, me gjashtë vitet më të ngrohta që prej 2015, raporton Ora News.

Nxehtësia e oqeanit është në nivele rekord dhe mbi 80% e oqeanit global përjetoi një valë të nxehtësisë gjatë vitit 2020, me pasoja të përhapura për ekosistemet detare që tashmë vuajnë nga ujëra më acidë për shkak të thithjes të dioksidit të karbonit (Co2), thuhet në raportin e Parashikimit të OBT-së mbi Gjendjen e Klimës Globale në vitin 2020.

Raporti, i cili bazohet në kontributet e dhjetëra organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve, tregon se si ndikojnë shumë ngjarjet përfshirë nxehtësinë ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, si dhe sezoni rekord i stuhive të Atlantikut, kanë prekur miliona njerëz, duke përkeqësuar kërcënimet ndaj shëndetit të njeriut, sigurisë dhe stabilitetit ekonomik të paraqitura nga pandemia e Covid-19.

Bashkimi Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës (IUCN), nga ana e saj, denoncon se ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për trashëgiminë natyrore të Unesco-s siç janë akullnajat dhe ligatinat, dhe ka vendosur Reefin e Madh Pengesë të Australisë në kushte “kritike”.

Ndryshimi i klimës vë në rrezik një të tretën e 252 vendeve natyrore në listën e UNESCO-s.

Ndër dëmet e shkaktuara në trashëgiminë natyrore të njerëzimit “tkurrja e akullnajave, zbardhja e koraleve, zjarret dhe thatësira gjithnjë e më të shpeshta dhe serioze”, shpjegon drejtori i përgjithshëm i IUCN Bruno Oberle, shkruan Ora News.

SHKARKO APP