OKB: 30 ditë armëpushim në Siri
Bota E Hënë, 26 Korrik 2021 01:08
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka aprovuar rezolutën për 30 ditë armëpushim në Siri. Rezoluta për armëpushim u miratua në mbledhjen e kësaj të shtune në OKB dhe vjen pas bombardimeve të fundit në Siri. Më shumë se 500 civilë janë vrarë gjatë një jave nga bombardimet e forcave qeveritare në Ghouta Lindore në Siri. Sipas Observatorit Sirian të Drejtave të Njeriut mes viktimave 121 janë fëmijë.
KOHA JONË SONDAZH

