OKB e shqetësuar: Shteti Islamik vazhdon gjenocidin ndaj jazidëve, shesin gratë e vajzat

Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se grupi militant, Shteti Islamik është duke kryer gjenocid kundër jazidëve, grup minoritar në Irak dhe Siri.

Sipas këtij komisioni, bota ka bërë pak për ta paralanduar këtë gjë.

Ky komision i Hetimeve në Siri, ka raportuar se luftëtarët e Shtetit Islamik janë duke tentuar të shesin gratë dhe vajzat jazidi përpara se të ikin, pas përshpejtimit të fushatës për largimin e militanëve të Shtetit Islamik nga qyteti Raka.

“Gjenocidi është duke vazhduar dhe mbetet i pazgjidhur, pavarësisht obligimit të Shteteve të Bashkuara, për të ndaluar dhe ndëshkuar krimin”, është thënë tutje nga ky komision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 2015, në Sinjar të Irakut janë gjendur rreth 30 varreza masive të jazidëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mijëra burra dhe djemë jazidi mbeten të zhdukur derisa grupi terrorist vazhdon të kryejë sulme brutale ndaj rreth 3,000 vajzave dhe grave në Siri”, ka thënë ndër të tjera komisioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?