OKB kërkon 10.3 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin
Kombet e Bashkuara bënë apel për 10.3 miliardë dollarë për të ndihmuar luftimin e pandemisë së koronavirusit, thirrja për fondin më të madh të bërë ndonjëherë.
Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë deri në fund të vitit, për shkak të ndikimit të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Paratë do të shfrytëzoheshin për vende me të ardhura të ulëta dhe të brishta.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se dështimi për të vepruar mund t’i zhbëjë dekadat e zhvillimit.
Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, ato kanë bërë thirrje për dy miliardë dollarë.
Apeli i rishikuar është rekord, por sipas OKB-së vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat.
Nëse jo, bota përballet me një seri krizash, përfshirë miliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja.
Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.
COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar.