OKB: Koreja e Veriut fitoi 200 mln dollarë gjatë 2017, shmangu sanksionet
Koreja e Veriut ka fituar thuajse 200 milionë dollarë gjatë vitit 2017 duke eksportuar një sërë produktesh të ndaluara, në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare. Janë këto të dhënat e një raporti konfidencial të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që zbulon se Pheniani ja ka dalë të shesë qymyr, çelik, hekur dhe produkte të naftës në shumë vende, pavarësisht sanksioneve të OKB, të cilat ndalojnë eksportin e tyre.
Raporti prej 213 faqesh dëshmon se Koreja e Veriut ka përdorur dokumente të rreme për të fshehur origjinën e qymyrit që dërgonte në vende të tjera, përfshi këtu Rusinë, Kinën apo Korenë e Jugut.
Për më tepër, Peniani ka shmangur sanksionet financiare të OKB përmes “praktikave mashtruese” dhe është përfshirë “në operacione kibernetike për të vjedhur sekrete ushtarake”. Sipas raportit, nuk ka patur mjaftueshëm “vullnet politik” dhe koordinim për të siguruar se sanksionet po zbatoheshin.
Raporti gjithashtu paralajmëron se Koreja e Veriut ka bashkëpunuar me vende të përfshira nga konfliktet për zhvillimin e raketave balistike, ndërkohë që ka dërguar armë bërthamore drejt këtyre vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

