OKB: Mbi 8 mijë civilë janë vrarë nga lufta ruse në Ukrainë
Të paktën 8,317 civilë janë vrarë dhe 13,892 janë plagosur në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.
Lajmi është bërë me dije nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Numri më i madh i viktimave civile u regjistrua në rajonet Donetsk dhe Luhansk, tregojnë të dhënat e OHCHR. Shifrat bazohen në informacionin e mbledhur deri më 19 mars 2023, tha OHCHR, duke dhënë detajet e mëposhtme:
Në territorin e kontrolluar nga Ukraina: 6,446 të vrarë dhe 11,374 të plagosur
Në territoret e kontrolluara nga Rusia: 1,871 të vrarë dhe 2,518 të plagosur
Midis këtyre zonave janë qytetet Mariupol në rajonin e Donetskut, si dhe Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk në rajonin e Luhansk, “ku ka pretendime për viktima të shumta civile”.