OKB: Mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që prej pushtimit të Rusisë në fund të shkurtit, sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB-ja.

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM), e cituar nga AFP, thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta, njerëz që nuk janë as shtetas të Ukrainës dhe as të vendit ku kanë hyrë, janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Përqindja më e madhe e refugjatëve, 2.7 milionë kanë ikur në Poloni. Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se disa njerëz tani po zgjedhin të kthehen në Ukrainë.

SHKARKO APP