OKB: Më shumë se 17,000 civilë në Ukrainë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës ruse

Më shumë se 17,000 civilë duke përfshirë mbi 400 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti kur edhe nisi lufta.

Shifrat janë të konfirmuara edhe nga Koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB, Martin Griffiths. Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB, për të Drejtat e Njeriut, besohet se shifrat janë edhe më të larta.

“Ne besojmë se numri aktual I viktimave është shumë më I lartë”, ka thënë Griffiths.

SHKARKO APP