OKB miraton rezolutën për Krimenë, dënohet okupimi nga Rusia

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet shkelja e të drejtave të njeriut në Krime.

Ky dokument, i inicuar nga Ukraina dhe më tepër se 30 vende të tjera, është mbështetur nga 70 shtete. Kundër votuan 26 vende, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kinën, ndërsa afro 76 vende abstenuan nga votimi.

Me këtë rezolutë dënohet okupimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe shpallet mosnjohje e aneksimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, dënohen “abuzimet” dhe “diskriminimi” kundër tartarëve të Krimesë, dhe grupeve të tjera etnike në gadishullin e Krimesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky dokument është i dyti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Krimenë. I pari ishte miratuar në dhjetor të vitit 2016 dhe ishte mbështetur, po ashtu, nga 70 vende./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?