FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OKB: Përgatituni, botën e pret një valë i nxehti

Bota duhet të përgatitet për shumë valë të nxehti këtë vit, thanë sot në Gjenevë zyrtarë të rëndësishëm të agjencisë së OKB-së për motin. “Pjesë të Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe të SHBA-së kanë patur që në muajin maj dhe në këtë muaj temperatura të larta”, thanë ata.

”Qyteti pakistanez, Turbat regjistroi 54 gradë Celsius në fund të majit, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Azi”, sipas Agjencisë Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Rekordi botëror me 56,7 gradë Celsius është regjistruar në Luginën e Vdekjes, në SHBA, në vitin 1913.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Problemi është se ne jemi pranë arritjes së kësaj temperature”, tha meteorologu i WMO-së, Omar Baddour.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sipas të dhënave që kemi, presim valë të tjera të nxehti këtë vit në shumë zona të globit”, shton ai.

Në vitin 2003, një valë të nxehti në Evropë shkaktoi 70 mijë viktima, ndërkohë që një fenomen i tillë në Indi dhe Pakistan, në vitin 2015 vrau 4 000 persona.

Vitin e kaluar, vala e të nxehtit u pengua nga El Ninjo, një fenomen meteorologjik i shkaktuar nga uji i ngrohtë në oqeanin Paqësor. Këtë vit, ekspertët e motit nuk presin një fenomen të ngjashëm nga El Ninjo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?