OKB: Qeveria siriane, përgjegjëse për sulmin me gaz sarin në muajin prill

Hetues të OKB-së njoftuan sot për herë të parë se qeveria siriane ishte përgjegjëse për sulmin me gaz sarin në lokalitetin Khan Cheikhoun më 4 prill në Siri, ku u shënuan 87 të vdekur.

Sipas raportit të 14-të të Komisionit Hetimor të OKB për situatën e të Drejtave të Njeriut në Siri i publikuar sot, më 4 prill në kuadër të një fushate ajrore, forcat ajrore siriane kanë përdorur gaz sarin, duke vrarë më shumë se 80 persona, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?