OKB: Shumë shpejt bota do të marrë një goditje të rëndë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë paralajmërimin e fundit se ndryshimet klimaterike do t’i japin së shpejti botës një goditje të fortë.

OKB ka bërë publik një raport ku analizon përkeqësimet e tokës bujqësore dhe arrin në përfundimin se ndryshimet klimatike do të vënë në rrezik prodhimin ushqimor dhe do të rëndojnë problemin e urisë.

Megjithë shtimin e prodhimit bujqësor, rreth 821 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ndryshimet klimatike do të sjellin rënie të prodhimtarisë, rritje të çmimeve, ulje të cilësisë ushqyese të produkteve dhe ndërprerje të linjave të furnizimit,” thuhet në raport.

Gjithashtu, raporti thotë se temperaturat e larta të kohëve të fundit kanë shkaktuar shkrirjen e akujve në Groenlandë, duke bërë që niveli i detit të rrite.

Sipas shkencëtarëve, “Parashikohet një ndikim më i madh mbi tokën bujqësore si rezultat i mungesës së ujit, zjarreve dhe ndryshimeve në shtresën e ngrirë të dheut. Në brezat më të ngrohtë klimatikë mund të bjerë kapaciteti i tokës për thithjen e karbonit”.

Anëtarët e komisionit të OKB, bëjnë thirrje për përpjekje globale për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Për të mbajtur ngrohjen globale deri në 1.5 apo 2 gradë duhet të eliminojmë gazin karbonik nga atmosfera. Toka luan një rol kritik në eliminin e këtij gazi”.

Sipas tyre, efektet negative mund të zbuten duke reduktuar mbetjet ushqimore dhe me një bujqësi më dinamike.

25-30 për qind e ushqimit shpërdorohet. Nëse reduktojmë humbjet ushqimore mund të ulim trysninë mbi tokën dhe të pakësojmë sasinë e gazeve karbonike. Po ashtu me një dietë më të balancuar mund t’u përshtatemi më mirë ndryshimeve klimatike,” thuhet në raport.

Komisioni i OKB rekomandon uljen e konsumit të mishit të gjedhëve duke shtuar konsumin e ushqimeve bimore si rrugëzgjidhje për të ulur deri në 15% brenda vitit 2050 sasinë e gazeve që çlirohet në atmosferë.

SHKARKO APP