Olimpiada Dimërore, lideri ceremonial koreano-verior vizitë të paprecedent në Jug

Udhëheqësi ceremonial i Koresë së Veriut do të vizitojë Korenë e Jugut në kuadër të Olimpiadës Dimërore e cila fillon këtë javë. Njoftimi për vizitën e paprecedent ka ngjallur shpresa në Seul dhe më gjerë për bisedime ndër-koreane të nivelit të lartë.

Lideri ceremonial i Koresë së Veriut do të bëjë një vizitë të paprecedent në Korenë e Jugut gjatë kësaj jave. Agjensia koreano-veriore e lajmeve KCNA konfirmoi të hënën se Kim Yong Nam, president i Presidiumit të Kuvendit të Lartë Popullor do të jetë prezent në ceremoninë hapëse të Lojrave Olimpike Dimërore që do të mbahen në qytetin e Pyeongchang.

Ministria e Bashkimit në Seul deklaroi se zyrtari verior do të jetë në krye të një delegacioni prej 22 personash të cilët pritet të mbërrijnë në Korenë e Jugut për një udhëtim tre-ditor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dërgimi i këtij delegacioni zyrtarësh ishte pjesë e marrëveshjeve që dy Koretë arritën një muaj më parë për bashkëpunim gjatë Olimpiadës Dimërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmërimi ka shtuar shpresën për bisedime ndër-koreane të nivelit të lartë, pas tensioneve lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Vizita e zyrtarit Kim ka ngjallur gjithashtu shpresë edhe për bisedime mes Penianit e Uashingtonit, teksa zv/presidenti amerikan Mike Pence do të jetë një nga pjesëmarrësit në ceremoninë hapëse të Olimpiadës, e cila fillon ditën e premte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?