Omicron izolon Holandën, shteti i parë që merr masa ekstreme

Varianti i ri i Covid-it, “Omicron” ka futur në izolim Holandën.

Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.

Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron.

Ekspertët thonë se Omicroni pritet të bëhet variant dominues në Holandë gjatë periudhës ndërmjet Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Për javë të tëra ka pasur masa të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljen e objekteve kulturore me qëllim që të frenohet përhapja e variantit të ri.

SHKARKO APP