”Omicron” mbërrin në Ballkan
Në Kroaci janë konfirmuar rastet e para me variantin e ri të Covid-19, “Omicron”. Sot rezultuan se dy persona janë infektuar me variantin e virusit që buron nga Afrika e Jugut.
Dy shtetasit nuk kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë kësaj kohe, por ekziston mundësia që ata ta kenë marrë virusin gjatë një aktiviteti biznesi.
Kroacia bëhet një tjetër shtet në Europë, i cili konfirmon rastet e para pozitive me “Omicron” pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Izraelit, etj.
Shkalla e vaksinimit në Kroaci është 54%, ndërsa ditët e fundit është rritur numri i qytetarëve të infektuar me Covid-19.