”Omicron” mbërthen botën, 2.1 milionë raste të reja në 24 orë
Varianti ”Omicron” i Covid-19, po ”pushton” botën. 24 orët e fundit vendosën një rekord të ri negativ, teksa në gjithë botën u regjistruan mbi 2.1 milionë raste të reja me Covid, pjesa dërmuese e tyre i përkasin pikërisht variantit ”Omicron”.
Shifrën më të lartë e kanë shënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që regjistruan mbi 567 mijë infektime dhe mbi 1800 viktima.
Gati gjysmën e infektimeve ditore globale e raportoi Europa, ku ”Omicron” është bërë gjithashtu mbizotërues. Franca vendosi një rekord kombëtar me 271 mijë raste të reja dhe 351 viktima. Britania e Madhe gjithashtu vendosi një rekord të vetin me mbi 218 mijë infiektime.
Në Itali, krahas rritjes së infektimeve që kapën shifrën 171 mijë, rritje të konsiderueshme pësuan edhe fatalitetet, teksa autoritetet shëndetësore raportuan për 222 viktima.