”Omicron”, të pathënat e variantin të ri që po shqetëson botën

Varianti i ri i koronavirusit, i pagëzuar ”Omicron”, po i shqetëson të gjithë. OBSH-ja po e monitoron me kujdes, ndërsa disa shtete nuk kanë dashur të rrezikojnë dhe kanë mbyllur kufijtë. Varianti u zbulua për herë të parë me 23 nëntor, dhe u konsiderua një rrezik për shkak të numrit të lartë të mutacioneve dhe faktit se ka një rezistencë të lartë ndaj sistemit imunitar. OBSH e ka quajtur një ”variant shumë të rrezikshëm për të gjithë globin”. Sistemi Britanik i Shëndetit e përshkruan këtë variant si ”më shqetësuesin që është parë ndonjëherë”.

Pse janë të shqetësuar shkencëtarët për këtë variant?

”Omicron” ka më shumë se 30 mutacione në proteinën “spike”, pjesa që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në qelizë, krahasuar me variantin ”Delta”. Ky ndryshim drastik ka rritur shqetësimet se antitrupat nga variantet e mëparshme, nuk do të mund të krijojnë mbrojtjen e nevojshme. Duke u bazuar në numrin e mutacioneve, shkencëtarët dyshojnë se aftësia infektuese e Omicron do të jetë më e lartë se ajo e varianteve të tjera.

A është më i transmetueshëm?

Panorama është vërtet shqetësuese. Kjo pasi ka pasur një rritje të lartë të rasteve të reja në Afrikën e Jugut, nga 273 raste të reja në 16 nëntor, në 1200 në javën që lamë pas. Më shumë se 80% e këtyre rasteve faktor kryesor kishin infektimin me variantin e ri.

A do të shkaktojë Omicron-i simptoma më të rënda?

Sipas doktoreshës Angelique Coetzee, e cila ka një klinikë private në Afrikën e Jugut, shumica e pacientëve me ”Omicron” kanë simptoma të lehta dhe nuk pësojnë humbjen e shijimit apo nuhatjes. Në vend të kësaj ata ndjejnë shumë lodhje dhe puls të lartë.

SHKARKO APP