Ontario shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkak protesta e shoferëve
Në Ontario (provincë Kanadeze) është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas protestave të shoferëve të kamionëve. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore tregtare me Shtetet e Bashkuara. Kryeministri i provincës kanadeze Ontario, Doug Ford, u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund protestave.
Shoferët e kamionëve po kërkojnë që të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë Covid-19. Ford e pranoi se kanadezët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore kur nuk pajtohen me Qeverinë, por tha se “kjo më nuk është një protestë”.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është nën presion të madh për ta vënë situatën nën kontroll, teksa SHBA-ja i ka bërë thirrje Kanadasë që të përdorë fuqitë federale për t’i dhënë fund bllokadave.