FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacion anti-terror para zgjedhjeve presidenciale, policia franceze arreston 5 persona

Zyra e prokurorit në Paris tha se pesë persona janë arrestuar dhe një sasi armësh janë konfiskuar në operacionet anti terror në Francë, pesë ditë përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Të dyshuarit janë të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç.

Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet e të martës në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d’Ascq afër Lille në Francën Veriore, dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurori i Parisit mbikëqyrë hetimet anti terror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale. Balotazhi është të dielën.

Në një sulm, për të cilin mori përgjegjësinë grupi militant SHteti Islamik, dy javë më parë u vra një polic në Paris. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme pas një vale të sulmeve vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?