Operacion kundër narkotrafikut! Dronë me b*mba, 200 të shtëna në minutë dhe 120 të vd*kur

Mega operacion në Rio de Zhaneiro të Brazilit. “Skena lufte”, tregojnë qytetarët në rrjete sociale dhe mediat lokale. Mbi 2.500 policë dhe pjesëtarë të forcave speciale kundër krimit të organizuar hynë në komplekset Alemão dhe Penha, ku jetojnë rreth 280 mijë njerëz. Të paktën 120 persona janë vrarë në përleshje, mes tyre katër policë, dhe mbi 80 janë arrestuar.

Rafale me mbi 200 të shtëna në minutë e kanë kthyer disa zona të Rios në një fushë të vërtetë beteje. Grupi kriminal iu përgjigj zjarrit të policisë me dronë të ngarkuar me granata, pushkë automatike të afta për të rrëzuar helikopterë dhe autobusë të marrë peng për të bllokuar rrugët hyrëse, ndërkohë që përmes WhatsApp-it qarkullonin mesazhe që detyronin banorët të merrnin pjesë në bllokada.

Operacioni shënon një ndryshim në mënyrën e përballjes midis forcave të sigurisë dhe fraksioneve kriminale në Rio: trafikantët e drogës përdorën dronë për të hedhur granata mbi skuadrat speciale, duke përdorur një detonator mekanik ose elektrik që lejon lëshimin e eksplozivit pa ndaluar fluturimin e dronit, në mënyrë që ai të mund të largohej pa u ekspozuar ndaj rrezikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?