Operacion ndërkombëtar nga EUROPOL i shtrirë dhe në Shqipëri, 166 të arrestuar, hetimi në 34 shtete
Një operacion ndërkombëtar i organizuar nga EUROPOL ka çuar në arrestimin e 166 personave, ku pjesë e tij u bënë dhe autoritetet shqiptare. Sipas Europol, 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuara si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal.
Mes të arrestuar, 17 persona akuzohen për trafikun e armëve të zjarrit, 73 për kontrabandimin e emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara, etj. Po ashtu, në operacion u sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.
Një total prej 34 vendeve u bashkuan javën e kaluar për të luftuar krimin e organizuar dhe serioz ndërkombëtar me origjinë nga Evropa Juglindore si pjesë e ditëve të veprimit të përbashkët (JAD). Operacioni katër-ditor i mbështetur nga Europol kishte për qëllim trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).
Operacioni bashkoi: Shtetet Anëtare të BE: Austri, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Hungari, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.
Shtetet jo anëtare të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Shtetet e Bashkuara. Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex Partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, PA / 2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC. 8838 oficerë të zbatimit të ligjit ishin të përfshirë në operacion dhe përfshinin oficerë policie, roje kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë.