Operuan pacientë me Covid-19 pa e ditur, infektohen 67 mjekë e infermierë në Serbi

Në Serbi janë regjistruar 81 raste të reja në Institutin e Sëmundjeve Kardiovaskulare në Dedinje. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i këtij instituti Milovan Bojic i cili sqaroi se bëhet fjalë për 67 të punësuar dhe 14 pacientë.

Bojic është shprehur:

“Kjo do të thotë që pacientët erdhën në institut pa asnjë simptomë dhe ata i ishin nënshtruar procedurave kirurgjikale. Ne i kemi operuar ata me pajisje mbrojtëse si pacientë me korona-negative, dhe në fakt ata ishin pozitivë me koronavirus.”

Nga 67 punonjës të infektuar, njoftohet se 11 janë mjekë dhe pjesa tjetër janë infermierë dhe asistentë të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu, Bojic tha se 67 të infekturit nga spitali nuk kishin pasur simptoma, ndërsa gjashtë ishin në gjendje të lehtë klinike.

SHKARKO APP