Opozita në Paraguaji, i vë “flakën” parlamentit (VIDEO)

Protestuesit të zemëruar kanë sulmuan kongresin e Paraguajit duke e lënë atë në flakë pasi senati votoi fshehurazi një amendament kushtetues për të lejuar Presidentin Horacio Cartes të kandidojë për t’u rizgjedhur.

Disa vende të Amerikës Latine, duke përfshirë Paraguaj, Peru dhe Kili, parandaluan presidentin nga kandidimi për një mandat të njëpasnjëshëm, ku kujtimet e diktaturave ushtarake mbeten ende shumë të gjalla.

Senatori Desiree Masi nga Partia Demokratike Progresive e opozitës e quajti votimin një “grusht shteti” dhe ftoi qytetarët të bashkohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Euronews”, raporton se ka pasur edhe konfrontime të dhunshme. Protesta u përshkallëzua për orë të tëra, ku policia speciale u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Disa njerëz ishin brenda ndërtesës së kongresit ku zjarri u ndez  dhe një numër i politikanëve, policisë dhe gazetarë të tjerë u plagosën. Numri i saktë i viktimave është ende i panjohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca sekrete e mbajtur në një zyrë të mbyllur në Kongres, ku kishte të përfshirë 25 senatorë prej 45 që janë aktualisht, për ti dhënë dritën jeshile projektligjit.

Kundërshtarët e masës, të cilët pretendojnë se kjo do të dobësojë institucionet demokratike të Paraguaj, thanë se votimi ishte i paligjshëm.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?