Oprah nuk do të kandidojë për presidente

Oprah Winfrey ka një karrierë të jashtëzakonshme si aktore e prodeucente dhe që nga fjalimi i saj në Golden Globe muajin e kaluar është thënë se do të kandidonte si presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por në një intervistë 60 Minutes Overtime, ajo e bëri të qartë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

” Unë jam vërtet e përulur nga fakti se njerëzit mendojnë se unë mund të jem një udhëheqëse e botës së lirë, por nuk është ky synimi im. Nuk është në ADN-në time. Janë shumë meshkuj të pasur që më kanë telefonuar duke më thënë se do të financojnë fushatën time.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pranoi çmimin Cecil B. DeMille për arritjet në jetë, gruaja e parë me ngjyrë që merr këtë titull nderi u shpreh kundër idesë për të qenë kandidate për presidente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?