“Opsioni tjetër është vdekja”, SHBA merr vendimin emergjent për të prekurit me koronavirus
Në New York ka nisur marrja e masave drastike për përballimin e të sëmurëve me COVID-19, teksa spitalet po përballen me një krizë të vërtetë prej pamjaftueshmërisë së pajisjeve të nevojshme.
“The New York Times” bën të ditur se në spitalin New York-Presbyterian ka nisur aplikimi i metodës së trajtimit të dy pacientëve me një ventilator të vetëm.
Sipas tyre, kjo metodë është përdorur vetëm dy herë të tjera: Në masakrën e armatosur në Las Vegas në 2017-ën dhe pak ditë më parë në Itali, e aplikuar nga mjeku Marco Garrone.
Kjo metodë e rrezikshme por e domosdoshme në situatën “jetë a vdekje”, realizohet duke lidhur në një pajisje ventilimi, dy tuba nëpërmjet një pjese të veçantë.
Këtë pjesë të domosdoshme tashmë e kemi dhe në Shqipëri falë nismës fantastike të dy laborantëve dentarë shqiptarë që ndërmorën një eksperiment të tillë në mënyrë vullnetare, që rezultoi i suksesshëm.
Situata në New York është përkeqësuar thellësisht në vetëm pak ditë duke e çuar numrin e të prekurve në më shumë se 37 mijë, ndërkohë që guvernatori Andrew Cuomo ka bërë të ditur se u duhen 30 mijë ventilatorë, ndërsa në gjendje kanë vetëm 11 mijë të tillë.
This is what we are down to. Splitting ventilators, and facing serious dilemmas like choosing who will be actually ventilated when everybody should. #TakeThisSeriously, bloody seriously.Never thought it was so bad. Thx to @PulmCrit for the inspiration and tips. pic.twitter.com/0aP7gaD9Er
— marco garrone (@drmarcogarrone) March 20, 2020