Orban: Ne evropianët nuk jemi aq të fortë ushtarakisht sa rusët të na marrin seriozisht

Kryeministri hungarez, Viktor Orban në një intervistë të tij të zhvilluar së fundmi është shprehur se Rusia nuk e merr seriozisht Evropën pasi blloku është shumë i dobët ushtarakisht.

“Ne evropianët nuk jemi aq të fortë ushtarakisht sa rusët të na marrin seriozisht. Kjo është një lojë pushteti. Kjo është luftë”, tha Orban.

Ai më tej në intervistë u shpreh se BE do ta “humbë” Serbinë ndaj Kinës nëse nuk e lejon të bashkohet së shpejti me bllokun.

“Ne duhet të përfundojmë punën e vjetër të zgjerimit përpara se të fillojmë zgjerimin e ri me Ukrainën. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt që të jetë e mundur, do ta humbasim atë”, tha Orban.

Serbia aplikoi për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2009, por kandidatura e saj u bllokua mes shqetësimeve për rënien e demokracisë dhe lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Orban hodhi poshtë gjithashtu perspektivat e Kievit për të shmangur pushtimin rus dhe për t’u bashkuar me BE, duke pretenduar se e vetmja mënyrë për të mbijetuar Ukrainën është që vendi të jetë “një zonë tampon midis Rusisë dhe Perëndimit”.

SHKARKO APP