Organizata Botërore e Shëndetit: I gjithë globi duhet të mobilizohet për të luftuar koronavirusin
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kinë ndërkohë që shumë raste janë evidentuar në shumë vende të botës.
Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje për mobilizim global të shteteve për të luftuar këtë sëmundje.
Kjo organizatë do të zhvillojë një takim ditën e nesërme për të diskutuar nëse koronavirusi përbën një rrezik për botën si dhe për masat për ta parandaluar përhapjen e saj.
Një ekip i specializuar mjekësh janë mbledhur nga kjo organizatë për të shkuar në Kinë për të mësuar më shumë për virusin dhe mënyrën e transmetimit.
Deri më tani dimë që ajo përhapet në rrugë respirative por sërish ka shumë aspekte që nuk janë zbuluar ende.
Drejtori i përgjithshëm i organizatës së shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë vizitës së tij në Kinë u shpreh se shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe se 1 në 5 pacientë vuajnë nga pneumonia dhe vështirësitë në frymëmarrje.
Shumë vende të botës kanë filluar evakuimin e qytetarëve të tyre nga Ëuhani, epiqendra e virusit, për të evituar përhapjen e mundshme.
Deri më tani janë regjistruar 132 viktima si pasojë e koronavirusit dhe mbi 6000 raste të infektuarish.