Origjina e Covid-19? Specialistja: Teoria e laboratorit është më e mundshme

Edhe pse jemi në ditët e fundit të 2021, ende nuk është zbuluar sesi lindi dhe u shpërnda Covid-19. Dalja e koronavirusit nga laboratori i Wuhanit është teoria më e mundshme për origjinën e pandemisë Covid-19, u tha deputetëve britanikë një specialiste e thërritur në komisionin parlamentar të Shkencës dhe Teknologjisë.

Dr. Alina Chan, e cila është e specializuar në terapinë e gjeneve dhe inxhinieri qelizore në Harvard dhe Massachusetts Institute of Technology, thotë ndër të tjera se kishte rrezik që Covid-19 të ishte një virus i krijuar në laborator.

“Kemi dëgjuar nga shumë virologë të rëndësishëm se origjina e një virusi të krijuar dhe modifikuar gjenetikisht është e arsyeshme dhe këtu përfshihen edhe virologë që kanë marrë pjesë në modifikimet e virusit SARS. E dimë që ky virus ka një veçori në proteinën e tij “spike”, pa të cilën nuk do të mund të shkaktonte kurrë një pandemi. Dokumente ku propozohej modifikimi i viruseve që në vitin 2018 në Institutin e Virologjisë së Wuhanit kanë publikuar që në vitin 20018. Praktikisht kemi të shkruar nga virologët se duan t’i vënë brirë kalit, ndërsa në vitin 2019 na del një njëbrirësh në Wuhan”.

SHKARKO APP