Pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, adoleshenti 16-vjeçar humb jetën nga Covid-19

Një adoleshent 16-vjeçar pa ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, është një nga mijëra njerëzit që kanë vdekur në spitalet në Angli këtë vit pasi ishte infektuar me koronavirus.

Vdekja, e regjistruar në Angli, erdhi vetëm një ditë pasi një vajzë 13-vjeçare, përsëri pa ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese, vdiq nga virusi në spital. Testimet e vaksinave te fëmijët nga mosha 5 vjeç pritet të nisin brenda disa javësh për t’i hapur rrugë në të ardhmen një programi imunizimi për të miturit.

Kompania Pfizer do të nisë testimet te fëmijët nga 5-11 vjeç ndërsa AstraZeneca do të fokusohet te moshat 7-17 vjeç.

SHKARKO APP