Pa rripin e sigurimit në makinë, kryeministri kërkon falje: Ishte një gabim

Pas lumit me komente, kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka kërkuar falje për gabimin e tij pasi po udhëtonte me një makinë pa vendosur rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër.

Videoja në të cilën Sunak flet për raundin e fundit të financimit të qeverisë që synon përmirësimin e komuniteteve në të gjithë vendin, u shpërnda në mediat sociale, ndërsa kryeministri britanik iu drejtua kamerës nga pjesa e pasme e një makine pa vendosur rripin e sigurimit.

“Ishte një gabim i shkurtër. Kryeministri hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër. Ai e pranon plotësisht se ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Downing Street.

 

SHKARKO APP