Pa telekomunikacion për orë të tëra; Rikthehet interneti në Gaza

Sipas grupit të monitorimit të internetit NetBlocks, mësojmë se lidhja e internetit po rikthehet në Rripin e Gazës.

Netblocks raporton se kjo ndërprerje ka qenë e dyta më e gjatë, që prej fillimit të luftës.

Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha gjithashtu se shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit në Rripin e Gazës u rivendosën. Ata thanë se ishte “prerë qëllimisht dhe me forcë nga autoritetet izraelite”. Duke mos qenë kështu në gjendje të bëjnë  verifikimet e nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ndërprerje e përsëritur shton më tej vuajtjen e ekipeve të reagimit ndaj fatkeqësive,” shtoi PRCS në një postim në X.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?