Pacienti me kancer vret me thikë doktorin e tij (VIDEO)

Një pacient me kancer ka qëlluar për vdekje me thikë doktorin e tij në koridorin e një spitali në Rusi. Dr. Igor Tyulenev po ecte në koridorin e spitalit, kur përballë tij shfaqet pacienti duke ecur me shumë qetësi dhe papritmas e godet me thikë në gjoks. Mjeku bie në stolat e vendosur në klinikën e tij në qytetin arktik të Murmanskut. Më pas arrin të largohet me forcë nga sulmuesi i tij duke kërkuar ndihmë. Kolegët e Dr. Tyulenev thanë se ishte plagosur rëndë dhe vdiq shpejt pas goditjes së tmerrshme, pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ti shpëtuar jetën. Sipas raportimeve paraprake mendohet se pacienti 67-vjeçari nuk e besoi mjekun e tij Dr. Tyulenev kur i tha se nuk kishte me kancer dhe se ishte shëruar plotësisht. Por ai ishte bindur se po vuante nga kanceri dhe se mjekët po e fshehnin atë, sipas NTV. Pak para goditjes së tmerrshme, mjeku i kishte siguruar rezultatet e analizave duke ia bërë të qartë se nuk kishte kancer. Pasi vrau mjekun e tij, 67-vjeçari ka goditur veten me të njëjtën thikë dhe vdiq në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?