Pagëzohet me emrin Angela Merkel Muhammed

Një vajzë e sapolindur në Gjermani, ka marrë emrin e kancelares gjermane, dhe quhet Angela Merkel Muhammed.

Prindërit nga Siria, kanë thënë se arsyeja se pse i kanë vënë këtë emër vajzës së tyre, ka qenë si shenjë nderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila me anë të politikave të saj, iu ka mundësuar nisjen e një jete të re në Gjermani, më 2015.

Spitali gjerman, në perëndim të qytetit Muenster, i ka thënë agjencisë së lajmeve dpa, se emri i parë i vajzës është Angela, i mesmi, Merkel dhe mbiemri Muhammed.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?