Pak orë para zgjedhjeve/Sondazhet nxjerrin fituese kancelaren Merkel
Një ditë para zgjedhjeve elektorale në Gjermani, kancelaria Angela Merkel i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë partinë e saj konservatore.
Gjatë fjalës së mbajtur në mitingun e partisë KristianDemokrate (CDU) në Berlin, Merkel tha se qëllimi është që të arrihet numri i lartë i votuesve të pavendosur të cilët marrin vendimin e tyre vetëm në orët e fundit.
Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga gazeta “Bild”, 45% e gjermanëve do të zgjidhnin Merkel si kancelare, përballë 32% që do të zgjidhnin rivalin e saj, liderin e Partisë Socialdemokrate (SPD), Martin Schulz.
Ndërkohë që sondazhi i publikuar katër javë më parë tregonte se përballja Merkel dhe Schulz ishte në nivelet, 51% kundër 22%.
KOHA JONË SONDAZH

