Pak sekonda larg vdekjes, foto me “engjëllin mbrojtës” (FOTO)

Një burrë, i cili i shpëtoi vdekjes për mrekulli thotë se një foto e shkrepur në vendngjarje tregon se ai ka një engjëll mbrojtës. 56-vjeçari Steve Montgomery, nga Missouri, po kthehej me makinë nga puna kur boshti i një automjeti fluturoi në afër dhe përfundoi në xhamin e parmë të makinës së tij, në kahun e shoferit. Montgomery rrëfeu se e kishte parë të gjithë këtë skenë përpara syve, së bashku me shufrën prej hekuri që fluturonte në ajër. “Boshti ishte përpara fytyrës time, nuk duhej të isha këtu duke folur me ju…”,-tha burri për amerikanen Fox. Për fatin e tij të mirë, ai ia doli që të ulej në kohë dhe të ndalonte makinën ndonëse nuk mund të shihte gjë. Makina përpara tij ndaloi, duke besuar se kishte vdekur.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?