Pakënaqësi e madhe qytetare, e gjithë bota po “zien” nga protestat
Kupa e dëshirës për ndryshim është mbushur, dhe ajo po fillon të derdhet në mbarë globin.
Protestat e qytetarëve të pakënaqur janë përhapur në të gjithë botën. Trazirat për një të ardhme më të mirë kanë përfshirë jo vetëm Europën por edhe kontinentet e tjera.
Këtë muaj por jo vetëm, në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhe nga më domethënëset, nga njerëz të cilët demostrojnë në sheshet e vendeve ku jetojnë.
Ndryshe nga Shqipëria, e cila del në protestë kur u bëhet thirrje nga një parti politike, vendet të cilat po protestojnë aktualisht nuk kanë asnjë lidhje me partitë, por me pakënaqësinë e krijuar prej tyre.
Por a e dini se kush janë shtetet të cilat nuk po gjejnë qetësi nga protestat dhe se çfarë kërkojnë protestuesit?
- Panamaja, proteston kundër reformave që i japin më shumë fuqi Parlamentit.
- Kili, një nga protestat më masive, proteston për barazi më të madhe dhe ndryshime kushtetuese.
- Iraku, demonstron kundër korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve themelore.
- Bolivia, proteston mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 20 tetorit.
- Haiti, proteston për shkak të mungesës kombëtare të karburantit.
- Hong Kong, proteston për shkëputjen nga territori i Kinës.⠀
- Libani, ndoshta protesta më e dhunshme, proteston për dorëheqjen e qeverisë së korruptuar.
- Kashmiri, proteston mbi bllokimin dhe humbjen e një statusi të veçantë të vendit.
- Spanja, proteston për bindjen e nëntë personave për rolin e tyre në kërkesë për pavarësinë e Katalonjës.