Pakistan, sulm me bombë e armë në kishë, 7 të vdekur
Të paktën 5 persona kanë vdekur gjatë një sulmi me bombë dhe armë në një kishë metodiste në Pakistan.
Sulmi ndodhi në qytetin e Quetta, rreth 65 km (40 milje) nga kufiri me Afganistanin.
Ndërsa raportohen më shumë se 40 njerëz të plagosur, pasi persona me jelek shpërthyes dhe të armatosur po përpiqeshin të hynin në kishë.
Dy terroristë u kapën në hyrje të kishës tha ministri i rajonit, Sarfaraz Bugti, në Twitter, duke shtuar se nëse nuk do të kapeshin, mund të pasojat e sulmit do të kishin qenë të rënda, me qinda viktima.
Një nga kamikazët arriti që ta hedhë bombën në portën e kishës, ku rreth 400 burra, gra dhe fëmijë ishin mbledhur për shërbimet e së dielës para Krishtlindjes. Ndërsa sulmuesi tjetër u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë para se të mund të shpërthente jelekin e mbushur me eksploziv, raporton Reuters.
Forcat e sigurisë po kryejnë një operacion kërkimi dhe kanë rrethuar vendin e sulmit.
Sulmet në rajonin mysliman kryesisht Sunni nuk janë të pazakonta, shpesh duke synuar komunitetin musliman Shia Hazara në bomba vetëvrasëse.
Por pakica e krishterë e Pakistanit gjithashtu ka qenë shpesh subjekt i sulmeve militante ndaj edhe rojet ishin vendosur pranë kishës në Quetta.
KOHA JONË SONDAZH

