Pakistani blindon kufijtë për fqinjët afganë

Pakistani i ka mbyllur derën afganëve, edhe pse janë fqinjë. Masat janë ashpërsuar, ndërsa rojet kufitare në anën pakistaneze thonë se nuk duan që militant të hyjnë në vend, me pretendimin se janë qytetarë. Në anën tjetër të kufirit patrullojnë luftëtarë talebanë, por pas një bllokade disa ditore, që pasoi trazirat në Afganistan, lëvizja e mallrave ka rinisur.

Torkham ka qenë pika kryesore e hyrjes për mijëra refugjatë afganë, në dekada. Tani numri i refugjatëve është më i ulët dhe nuk janë vetëm talebanët që po pengojnë vërshimet drejt Pakistanit, por mes dhunës së shtuar në kufij gjatë viteve të fundit, Pakistani ka blinduar veten nga Afganistani.

Të gjitha kalimet kufitare janë fortifikuar, duke e bërë të pamundur hyrjen e refugjatëve pa lejen e qeverisë. Më shumë se 3 milionë refugjatë afganë, shumica e të cilëve të paregjistruar kanë jetuar për dekada në Pakistan.

SHKARKO APP