Pakoja e dyshimtë alarmon Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi

Autoritetet e sigurisë në Greqi janë vënë sot në alarm pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Paketa u diktua gjatë marrjes në dorezim të korrespondencës. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur njësia e deaktivizimit të lëndëve eksplozive.

Policia bllokoi qarkullimin e mjeteve në rrugën që kalon para Ministrisë së Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas kontrolleve fatmirësisht u zbulua se alarmi ishte i rremë. Pakoja e dyshimtë kishte brenda një hard-disc.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?