Pakt ruso-turk për Sirinë?

Po afrohen Rusia e Turqia për një strategji të përbashkët për Lindjen e Afërt? Të dyja ndërmjetësuan në Alepo, tani krerët e dy shteteve ftojnë në një samit alternativ në Astana. Berlini i trembet një „pakti ruso-turk“.

Rusia, Turqia dhe Irani po e intensifikojnë ndërhyrjen e tyre në Siri edhe në nivelin diplomatik. Ministrat e Jashtëm të tre vendeve duan të takohen më 20 dhjetor në Moskë, bëri të ditur Ministria e Jashtme iraniane. Krerët e diplomacive të tre vendeve Sergej Lavrov, Mevlüt Cavusoglu und Mohammed Dzhavad Sarif janë konsultuar më parë për situatën në Siri dhe zhvillimet në Alepo, bëhet e ditur nga Moska dhe Teherani.

Që të premten, presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi një format të ri për bisedimet me Sirinë, në të cilin Turqia, e njohur për mbështetjen e deritanishme të opozitës siriane, do të ketë rol më të madh. Si vendtakimi me gjasë do të jetë Astanaja, kryeqyteti i republikës aziatiko-qendrore, Kazakistani. „ Kjo platformë nuk do të konkurrojë me Gjenevën, por do të jetë një platformë shtesë,” u justifikua presidenti Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Japoni.

Syrische Flüchtlinge an der Grenze zur Türkei (picture-alliance/AP Photo/E. Gurel)Refugjatë sirianë në kufirin turk

Perëndimi i izoluar

Bisedimet e paqes në Zvicër nën ndërmjetësimin e OKB-së prej muajsh kanë ngecur. SHBA dhe vende të tjera perëndimore nuk ndërhynë për të ndryshuar gjendjen e shkallëzuar në Siri. Edhe telefonatat e vazhdueshme mes Sekretarit të Shtetit në largim, John Kerry dhe ministrit të Jashtëm rus, Lavrov nuk sollën afrim të pozicioneve. Prandaj shqetësimi në perëndim është rritur për një strategji të përbashkët ruso-turke në Lindjen e Afërme. Të dyja vendet ndërmorën një rol kryesor ditët e fundit për tërheqjen e rebelëve dhe civilëve.

Norbert Röttgen (imago/J. Heinrich)Politikani i CDU-së, Norbert Röttgen

„Ujdi e rrezikshme”

„Një nga zhvillimet më të rrezikshme në Siri është një ujdi ruso-turke”, paralajmëroi në Berlin, kreu i komisionit të jashtëm të Bundestagut, Norbert Röttgen. Ai citohet nga gazeta e së dielës “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung” se rrezikon „një dështim tjetër diplomatik i perëndimit”. Edhe politikani socialdemokrat, Niels Annen paralajmëroi nga një „deal” mes Putinit dhe Erdoganit. Ndërkohë spekulohet se Moska dhe Ankaraja kanë bërë fjalë për ndarjen e Sirisë. Rusia mund të pranojë prezencën e vazhdueshme turke në zonat veriore kurde të Sirisë, nëse Turqia heq dorë nga qëndrimi ndaj Asadit. Qeveria turke duket se ka ushtruar ndikim të madh së fundmi tek rebelët për zgjidhjen e krizës në Alepon lindore.

SHKARKO APP