Pallati i djegur në Londër, banorët përdorin çarçafë në vend të litarëve për t’i shpëtuar flakëve (FOTO)

Shumë banorë luftojnë për jetën teksa përpiqen të arratisen nga flakët e mëdha që kanë përfshirë një pallat në pjesën perëndimore të Londrës. Frika se ka ende persona të mbetur në ndërtesën 27-katëshe të bllokuar nga flakët ekziston ende.

Më shumë se 600 banorë bënë ç’të ishte e mundur për t’i shpëtuar flakët që shpërthyen në mes të natës. Një numër i madh banorësh u zgjuan vetëm nga britmat e të tjerëve dhe era e plastikës së djegur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kulla “Grenfell” në rrugën Latimer, është përfshirë e gjitha nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dëshmitarët raportuan se dështoi alarmi i zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa banorët të pallatit mendohet të jenë hedhur nga pallati për t’i shpëtuar djegies ndërsa disa të tjerë kanë përdorru çarçafet në vend të litarëve.

Rreth 30 persona janë nxjerrë me djegie në trup, nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër. “Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale,” tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur. Mediat e huaja raportojnë se ka dyshime për një të vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?