Pamje dramatike, koronavirusi i ri zbraz Londrën tri ditë para Krishtlindjeve (Foto)
Pamje shokuese u morën mëngjesin e sotëm teksa si rrallëherë kufizimet e reja të pandemisë Covid-19 lanë Londrën një qytet të zbazur disa ditë para Krishtlindjeve.
Normalisht sezoni festiv duhet të ishte në vrull të plotë me familjet që bënin blerjen e minutave të fundit para përgatitjeve për festat e krishtlindjeve.
Por sot kryeqyteti ishte i zbrazur teksa vetëm disa punonjës “kyçë” merrnin trenat nëntokësorë dhe shumica e qepenave te dyqaneve ishin të ulur.Prej të shtunës kryeministri Boris Johnson vendosi përshkallëzim të kufizimeve në Londër dhe shumicën e juglindjes së Anglisë, duke vendosur më shumë se 16 milionë njerëz në izolim.
Vendimi bëri që blerësit të vërshonin në zonat e dyqaneve të shtunën, teksa në pamje shiheshin të shtunën rrugët Oxford Street e Regent Street të mbushura me blerës të festave.
Londra dhe juglindja janë vendosur në atë që njihet si “Ndarja 4” e kufizimeve maksimale me rrugë të zbrazura dhe njerëz të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Shumica e dyqaneve, palestrat e floktoret janë të mbyllura dhe rezidentët nuk mund të largohen nga zona e tyre.
Metroja e Londrës ishte thuajse e zbrazur sot pasi shumë po punojnë nga shtëpia që prej hyrjes së fuqi të rregullave të reja. Porti kryesor i Dover ishte i mbyllur për të gjitha transportet e mallrave për 48 orët në vijim, prej paniku të përhapjes së variantit të ri mutant, më ngjitës të koronavirusit.
Mengjesin e sotëm qeveria franceze tha se do të krijojë protokollin e ri te sigurisë me Britaninë për rinisjen e lëvizjeve.