Pamje dramatike! Makina e shtëpi nën baltë, çfarë la pas stuhia e frikshme në Francë (Video)

Makinat dhe shtëpitë u “varrosën në baltë” në Breil-sur-Roya, një qytet francez afër kufirit italian, dy ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën juglindjen e Francës.

Sipas mediave të huaja, një familje urgjentisht zbrazi shtëpinë e tyre afër lumit Vésubie në Roquebillière, pasi shtëpia kërcënonte të rrëzohej në çdo kohë.

“Ndihem sikur jam ende duke jetuar në një makth”, thotë një banor i Roquebillière, në Alpes-Maritimes, në Francë, pasi stuhitë goditën zonën.

Ndryshe, stuhitë e mëdha goditën Francën Jugore dhe Italinë Veriore duke rezultuar me dy të vdekur dhe të paktën 30 të zhdukur.

Cars and houses buried by mud as France battered by storms

 

SHKARKO APP