Pamje horror nga SHBA, shoferi i vërsulet turmës me kamion, protestuesit amerikanë e nxjerrin jashtë dhe e rrahin brutalisht

Një kamion cisternë është futur në masë ku mijëra qytetarë amerikanë po protestonin pas vdekjes së George Floyd, të cilët kishin mbyllur autostradën që lidh Minneapolis me pjesët tjera të SHBA-së.

Videoja shfaq kamionin duke lëvizur me shpejtësi të madhe në autostradën I-35W, derisa mijëra protestues ishin në rrugë.

Watch: Semi-Truck Drives Into Crowd Of Protesters On I-35 Minneapolis | NBC News

Sipas autoriteteve, kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma të cilët e kishin rrethuar.

Bëhet fjalë për shoferin 35-vjeç, Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.

Truck drives through crowd of protesters blocking I-35W in Minneapolis

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin Vechirkon të mbuluar në gjak dhe pa bluzë, derisa protestuesit e dorëzojnë të policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Departamenti për Sigurisë Publike në Minnesota, ka njoftuar shoferi i kamionit është arrestuar dhe më pas është dërguar në spital për tretman pas lëndimeve trupore që i kishte marrë nga protestuesit.

Autoritet kanë bërë të ditur se nuk dihen motivet e këtij shoferit, por gjykuar nga pamjet ai kishte për qëllim të shtyp turmën që ishte mbledhur.

SHKARKO APP