Pamje që nuk duhen humbur/ Meteori jep spektakël në qiell

Një meteor është parë të përshkojë qiellin në Japoni dhe e gjithë vëmendja e televizioneve dhe mediave sociale u fokusua aty.

Meteori shndrinte ndërsa binte me shpejtësi përmes atmosferës së Tokës. Shumë njerëz në Japoninë perëndimore pa humbur kohë e fotografuan atë moment dhe e shpërndanë me shpejtësi në rrjetet e tyre sociale.

Televizioni publik NHK në Japoni tha se kamerat e tij në prefekturat qendrore të Aichit, Mies dhe zona të tjera kishin mundur të fiksonin lëmshin e zjarrit në qiellin jugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kamera në portin Nagoya po ashtu tregonte meteorin që shndrinte si një hënë e plotë, ndërsa i afrohej Tokës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa ekspertë thonë se fragmente të vogla të meteorit mund të kenë arritur në Tokë, por pa mundur të lokalizojnë vendet e rënies së tyre.

Meteor explodes over Japan's western regions

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?