Pamje rrëqethëse/ Ky është tregu nga ku që solli coronavirusin, aty hanë gjarpërinj, koala dhe akrepa. Ka papastërti të madhe

Coronavirusi që ka shpërthyer në qytetin kinez Uahan është zgjeruar në disa shtete, kurse deri tani ka vrarë së paku 25 vetë. Epidemia besohet se ka “lindur” në një treg të peshqve.

Autoritetet përkatëse, pasi janë njoftuar, e kanë mbyllur markatën. I gjithë qyteti u fut në karantinë. Qyteti Uuahan ka rreth 11 milionë banorë, më tepër sesa Londra e Nju Jorku dhe ndaj virusi është zgjeruar edhe në Tajlandë, Japoni, Kore të Jugut, Tajvan dhe në SHBA, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Disa javë pasi tregu u bë “pika e nxehtë”, zyrtarët kinezë kanë njoftuar se virusi bartet nga një njeri te tjetri (pra është ngjitës).  Coronavirusi përfaqëson një spektër të gjerë të virusëve që janë prezent tek kafshët, që në rrethana të caktuara mund ta bartin edhe te njerëzit.

Kontakti me mish të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz. Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i cilave është prezent në treg. Informacionet nuk janë plotësisht të verifikuara, por ato janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale. Në listë figurojnë, lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat. Tregu dyshohet se kishte shumë papastërti.

SHKARKO APP