Pamje të frikshme, derrat hanë njëri-tjetrin të gjallë

Pamje të frikshme janë publikuar nga aktivistët e “Meat The Victims” ku në një fermë derrat e uritur kishin filluar që të hanin njëri tjetrin të gjallë. Hetimi i fshehtë u drejtua nga e Tuesday Goti, një aktiviste me kohë të plotë që e etiketoi përvojën si “absolutisht shqetësuese”. Ajo i tha Metro-s: “Një prej derrave kishte një vrimë në të dy anët e saj dhe ishte e kanibalizuar. Ata po e hanin teksa ishte gjallë dhe nuk kishte as forcë të bërtas.

E zhgënjyer nga ato që panë, Goti ndezi një protestë jashtë fermës së derrave “në shkallë të gjerë” dhe tha që asaj iu bashkuan aktivistë nga e gjithë bota, Kanadaja, Zelanda e Re, Spanja dhe Gjermania.

Red Tractor tha se është kryer një inspektim i pa paralajmëruar në fermë brenda gjashtë muajve të fundit, por nuk është dëshmuar asnjë nga kushtet e shikuara në foto. Një zëdhënës shtoi: “Ne ishim të tronditur nga imazhet që pamë – mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve është një nga prioritetet tona kryesore dhe ne bëjmë çdo shkelje të standardeve tona shumë seriozisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?