Pamje të pabesueshme! Koronavirusi kthen në “fantazmë” Milanon, shikoni si duken rrugët

Italia vijon të jetë e gjunjëzuar nga koronavirusi, teksa numri i viktimave në ditë ka arritur në shifra rekord, deri në më shumë se 300, ndërsa që nga shpërthimi i virusit janë shënuar mbi 2 mijë viktima.

Zona më e prekur me koronavirus është Lombardia, ku bën pjesë edhe një ndër qytetet më të zhvilluara dhe më të populluara, Milano. Si një ndër kryqendrat e turizmit, Milano prej javësh qëndron në karantinë, për shkak të përhapjes së tmerrshme të virusit në këtë vend.

Kush do e besonte, rruget e Milanos jane sot te boshatisura

“BalkanWeb” sjell disa pamje të trishta nga Milano, ku shihen rrugët e shkretuara dhe një heshtje plot dhimbje, që ka pllakosur në çdo cep.

Nga të dhënat më të funditr të autoriteteve italiane, numri i viktimave ka shkuar në 2503, ndëra numri i të infektuarve në mbi 31 mijë.

SHKARKO APP