Pamje të rënda/ Skena “horror” në Hong Kong, protestuesi i shqyen veshin politikanit, sheshi “mbushet” në gjak
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Hong Kong. Një protestues, i cili mbante edhe një thikë me vete i ka kafshuar veshin një politikani lokal duke bërë që e gjithë skena e përplasjes të ngjante si “film horror”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se agresori që mbante një thikë në dorë shkaktoi panik të madh tek qytetarët, ndërsa i gjithë episodi i dhunshëm u regjistrua në ambientet e jashtme, pranë një qendre tregtare.
Sipas asaj që raporton “BBC”, politikani i lënduar në Hong Kong është identifikuar si Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë. Turma nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje politikanit dhe kanë tentuar ta neutralizojnë agresorin. Nga përplasja mes tyre mbetën gjashtë persona të plagosur, ndërsa u arrestuan edhe tre të tjerë. Prej disa muajsh Hong Kongu po përballet me protesta agresive, ku dhuna ka qenë kryefjalë e veprimit të qytetarëve.